Interesante

Qëndroi gjithë ditën në shtyllë elektrike, më në fund shpëtohet macja në Dragash

Përveç që sigurohen të kemi furnizim të vazhdueshëm me rrymë elektrike, punëtorët teknikë të KEDS’it kanë bërë edhe një gjest të mirë sot.



Në disa foto të dërguara në redaksinë tonë, shihet se një mace kishte mbetur tërë ditën sot në maje të një shtylle elektrike.

E duket se lartësia e madhe kishte ndikuar që macja të mos guxonte të zbriste nga aty ku kishte hipur vetë.

Megjithatë punëtorët teknikë të KEDS kishin ardhur në ndihmë. Në orët e vona të natës ata kanë shpëtuar kafshën. E gjithë ngjarja ka ndodhur në Dragash.

Këto janë pamjet se si shpëtohet macja nga maja e shtyllës elektrike: