Interesante

Prekëse – 53 vjet të martuar, vdesin me duart shtrënguar

Plot 53 vjet të martuar, fati ishte i shkruar për Betty dhe Curtis Tarpley nga SHBA, të cilët ishin të destinuar të ndërronin jetë për shkak të COVID-19.

Betty dhe Curtis, janë njohur që në shkollë të mesme dhe nga fryti i dashurisë së tyre erdhën në jetë dy fëmijë. Sipas djalit të çiftit, Tim, të moshuarit edhe në çastet e fundit të jetës janë parë duke mbajtur duart e njëri-tjetrit.

Betty ishte pranuar në spital më 9 qershor, ndërsa Curtis dy ditë më vonë. Tim shtoi më tej se prindërit e tij ndërruan jetë një orë larg njëri-tjetrit.

“Mendoj që babai ka luftuar shumë për t’i dhënë forcë mamit. Por kur e pa që ajo po i shteronte energjitë e saj dhe ai u duk se u dorëzua. Vendimi më i mirë që bëri spitali ishte që lejojë prindërit të ishin bashkë dhe në çastet e fundit të jetës”, u shpreh Tim.

———

Shiko edhe:


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19