Interesante

‘Për mua Zoti në qiell, gruaja në tokë’ – Njihuni me çiftin simpatik që fjalët e bukura për njëri-tjetrin s’i ndalin kurrë

Bahrije dhe Vesel Makolli, janë një çift me një histori tejet interesante të dashurisë, të cilët u takun në një dasmë ku edhe filloi kjo histori, deri sa tash gëzojnë 42 vjet martesë. Ata, në emisionin “Studio A” me Adelina Hasanin në ATV, ndanë me shikuesit një rrëfim tejet interesant për lidhjen e tyre të dashurisë.

“Për mua, Zoti është në qiell, gruaja në tokë. Çdo herë kane qenë të preferuara thëniet për femrën dhe për poezinë e Bukovskit, Nerudës, besa edhe të Naimit tonë, kështu që dashurinë e kam respektu. Dashuria është vetë perëndia”, thotë Veseli.

Ai tha se në dashuri, njeriut i duhet edhe fati.

“Rastësisht jemi takuar, ka punuar fati. Në jetë duhet me pas edhe pak fat, por duhet edhe me ia ditë rendin. Mos prit fjalët “të dua” prej buzëve të femrës, por duhet me ia marrë në sy, unë ia mora në sy që edhe kjo po më don edhe ashtu filluam, që 49 vite kemi fillu, a jemi martuar që 48 vite”, u shpreh Veseli.