Interesante

Pasi ta shikoni këtë video, gjithmonë do ta vendosni rripin e sigurisë

Kjo video sensibilizuese, e publikuar në Facebook, tregon tmerrin që mund të ndodh nëse pasagjerët zgjedhin të mos e vendosin rripin e sigurisë.

Gjatë këtij viti, rrugët e Kosovës u “përgjakën” me aksidente që morën jetën e dhjetëra personave, duke u shndërruar kështu në një fenomen të frikshëm.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm për 7 muaj ka pasur 7629 aksidente, ku të vdekur kanë mbetur 59 persona, transmeton Gazeta Express.

Duke parë këto statistika të frikshme, njerëzit duhet të sensibilizohen rreth rëndësisë së vendosjes së rripit të sigurisë.

Videoja e publikuar në Facebook, tregon se çfarë ndodh nëse nuk e vendosni ju apo pasagjerët e tjerë në veturë, rripin e sigurisë.

Shikojeni dhe shpërndajeni atë!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?