Interesante

Parashikimet e Baba Vangës për 2023: Ç`na pret këtë vit?

Edhe pse vdiq në vitin 1996, Baba Vanga bëri parashikime për disa vite në të ardhmen, duke përfshirë vitin 2023. Gruaja bullgare thuhet se ishte bekuar me fuqi paranormale në moshën 12-vjeçare kur humbi shikimin gjatë një stuhie.

Vizionet e saj më të famshme që u realizuan ishin për sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe zgjedhjen e Barack Obamës si President i SHBA. Thuhet se për vitin që po vjen, fallxhorja e verbër ka pasur vizione që kanë të bëjnë me teste të armëve biologjike apo foshnja të krijuara në laborator. Megjithatë, të gjitha këto profeci janë të fshehta dhe nuk mund të konfirmohen.

Sipas saj:

– Në vitin 2023, do të ketë një ndryshim në orbitën e Tokës, i cili mund të shkaktohet nga një sulm bërthamor në botë

– Edhe vitin e ardhshëm mund të ndodhin stuhi diellore, me efekte shkatërruese, në nivelin e bombave bërthamore – të cilat mund të çojnë në ndërprerje komunikimi

– Gjithashtu Baba Vanga parashikon për vitin 2023 shfaqjen e foshnjave të krijuara në laborator. Ajo thotë se prindërit do të jenë në gjendje të zgjedhin tipare për fëmijët e tyre – të tilla si ngjyra e flokëve ose e syve.