Interesante

Pamje të frikshme: I riu sulmohet nga peshkaqeni në ujë të cekët

Një adoleshent 16-vjeçar, i cili ishte për pushime në Florida të Shteteve të Bashkuara, është kafshuar në krah nga një peshkaqen. Pamjet i incizoi një person që ndodhej në breg.

Videoja rrëqethëse e shfaq adoleshentin Doyle Nielson duke u zbavitur në ujë në mesditën e 9 shtatorit në plazhin “New Smyrna”, i njohur jozyrtarisht edhe si kryeqendër botërore për sulmet nga peshkaqenët.

Penda e peshkaqenit të gjatë gati dy metra mund të shihet mbi ujë në momentin kur i afrohet djaloshit. Peshkaqeni pak më pas e sulmon adoleshentin, i cili pëson kafshim në krah, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

“M’u duk sikur dikush me rrëshqitëse erdhi me shpejtësi të plotë drejt meje dhe më goditi fort. Pastaj, dikush bërtiti “peshkaqeni, dil prej aty”. E kuptova se çka ishte”, citohet të ketë thënë i riu amerikan.

Fotografi Sam Scribner ishte duke i incizuar valët në kohën e sulmit nga peshkaqeni. Ai nuk kishte menduar se vëmendjen do ta merrte një “mysafir” i paftuar.

Pas sulmit nga peshkaqeni, Doyle ia doli të dilte deri në breg dhe më pas u dërgua në spital. Mjekët ia vendosën nëntë kapëse në krahun e djathtë për t’ia ngjitur plagën./Gazeta Express

Shiko videon KËTU


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?