Interesante

Njihuni me ‘Fshatin pa rrugë’, vendin që ju duhet të vizitoni të paktën një herë në jetën tuaj

Ai gjendet në “Giethoorn” të Holandës dhe njihet për pamjen unike.

Në këtë vend ju nuk do të gjeni makina apo autobusë ose ndonjë mjet tjetër transporti modern, siç mund të hasni në vende të tjera në botë.

Ky qytet, dikur i njohur si “Venecia e Holandës”, nuk ka rrugë, por vetëm kanale lundrimi.

Kanalet e anijeve janë “rrugët” kryesore për të udhëtuar nëpër fshat dhe rrethinë, ku mbretëron paqja dhe relaksimi.

Shtëpitë janë të lidhur me njëra-tjetrën përmes 50 urave prej druri, veçanërisht sepse çdo shtëpi ndodhet në një “ishull”.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?