Interesante

Një letër për babain tim hipokrit: “Tash a po mi dërgon foto të familjes tënde të re”

Unhappy with their arguments

Ti dhe mamaja ime u divorcuat kur motra ime ishte 2 vjeç dhe unë isha një bebe. Ti fitoje goxha para, por mamaja ime ishte njeri me parime dhe nuk pranonte mbështetje financiare, kështu që ne u rritëm ashtu sic na lejonte paga e saj prej mësueseje.

Kur isha fëmijë, ti më thoje që duhet të punoja për dashurinë tënde sepse “dashuria pa kushte është e rrezikshme.” Kur ishte radha jote që të na merrje me pushime në verë, ti i pushoje nga puna pastrueset që kishe gjithë vitin dhe na lije ne detyra për punët që duheshin bërë. Asnjëherë nuk na lejoje të hanim çfarë donim apo të na jepje lodra të reja, sepse sipas teje kjo ishte përkëdhelje.

Ti u martove sërish dhe unë isha e lumtur për ty; askush nuk do që babai i saj të jetojë i vetëm. Tani ti më dërgon foto të fëmijëve të tu të rinj, disa prej të cilëve janë 30 vite më të rinj se unë. Nuk kam asgjë kundër tyre – në fakt, më pëlqen të kaloj kohë me ta. Ajo që nuk më pëlqen është si përulesh para tyre me dashuri të pakushtëzuar dhe që i lejon të të flasin në një mënyrë që unë as tani nuk do guxoja.

Ti je në procesin e të dhënit para për bamirësi dhe jam shumë krenare për ty. Ti beson se nuk i duhet dhënë para fëmijëve, pasi nuk kanë punuar për të. Me këtë pikëpamje unë jam dakord. Dhe gjithsesi, ti e ndjek këtë ideologji vetëm me mua dhe motrën time, jo me fëmijët e tjerë.

Përveç faktit që duket sikur janë një reklamë për modën e luksit dhe produktet më të fundit të Apple, fëmijët e tu të rinj përkëdhelen me dashuri të pakushtëzuar dhe përgëzohen për këmbënguljen, kur përballen me pengesën më të vogël.

Një herë, mora guximin dhe të thashë si ndihesha. Po qaja. Ti thjesht ngrite supet dhe më the: “Nuk mendoj se i dua ata më shumë, thjesht i dua ndryshe. Ky duket sikur është një problem i ndjeshëm për ty. Ndoshta duhet të punosh me të.”

Unë asnjëherë nuk do guxoj të t’i them këto gjëra ty, sepse në një farë mënyrë (sado të ngatërruar) ende kam nevojë që ti të më japësh dashuri. Kështu që do vazhdoj t’i përgjigjem me shtirje mesazheve të tua kur më dërgon fotografi të lumtura të familjes tënde të madhe.

E gjitha që mund të bëj është të shtyp ndjesinë që ndoshta për ne duhet të kishte qenë ndryshe.

Burimi: The Guardian
Përktheu: Blitz


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?