Interesante

Një herë e një kohë, një bujkut Zoti i plotësoi dëshirën që s’i kishte plotësuar askujt më parë…

Një herë e një kohë, dikush u bë shumë kurioz dhe i kërkoi zotit që tia mundësonte të njihte dhe të kuptonte të gjitha gjuhët e kafshëve. Zoti ia plotësoi dëshirën dhe i tha se duhet të ketë kujdes e të mos u kushtojë rëndësi të gjithave çfarë flasin ato. Njeriu pasi mer lajmin e shumë pritur hyn në vathin e bagëtive për tu dhënë ushqim dhe në atë kohë dëgjon gomarin duke folur me kaun. Kau i thoshte gomarit: Gomar o vëlla puna jote sa punë e mirë është nuk lodhesh shumë, shiko mua dal çdo ditë në mëngjes herët e shkoj në fushë për të lëvruar tokën ndërsa ti pothuajse rri gjithë ditën pushim.

Gomari i thotë kaut shiko vëlla i dashur të gjitha këto ndodhin nga marria jote. Nëse do të shpëtosh nga ky hall atëherë nesër në mëngjes bëj sikur je i sëmurë. Kur të sjellin ushqimin zotëria mos e ha dhe mos u ngre në këmbë që ta besojnë me të vërtetë se je i sëmurë. Nëse vepron kështu atëherë ai nuk do të fusë në punë për të lëruar tokën dhe kështu. Kaut i pëlqeu mendimi i gomarit dhe me të vërtetë bëri ashtu si i tha gomari nuk e hëngri barin deri në mëngjes.

Gomari nuk u mbante nga gëzimi sepse kishte ngrënë dhe ushqimin e kaut. Pasi ndodhen gjithë këto gjëra i zoti i bagëtive del nga stalla duke qeshur sepse i kuptonte të gjitha çfarë flisnin. I zoti kur shkon në mëngjes e gjen kaun të shtrirë i bie disa herë për ta ngritur por kau nuk lëviz bën sikur të ishte i sëmurë. Pasi i bie disa herë kaut e shikon se nuk po ngrehet atëherë merr gomarin në vend të tij për të lëruar tokën.

Gomari lodhet gjithë ditën duke punuar kur vjen në stallë i lodhur e i rraskapitur shikon kaun duke u përtypur me qetësi. Kau thoshte me vete sa lojë e bukur paska qenë kjo. Gomari e pa se ishte punë shumë e lodhshme dhe tha me vete më duhet ti bëj një lojë tjetër. Kur hyn në stallë i thotë kaut: Ka o vëlla sot kur më panë mua fshatarët duke lëvruar tokën pyetën zotërinë tonë i thanë ku e ke kaun. Atë e dëgjova duke u thënë se kau është shumë dembel prandaj do ta çoj tek kasapi për ta shitur sepse nuk më bën më punë.

Pra vëlla i dashur dije mirë se nëse bën dhe nesër kështu do ta shikosh veten në thikë shumë shpejt. Me ti dëgjuar këto fjalë kau të nesërmen u ngrit në këmbë me një herë dhe u n[s për në arë që tu tregonte njerëzve se ai është punëtor e kështu gomari shpëtoi nga ky hall i madh. I zoti i bagëtive thotë me vete sa gjë e bukur është ta kuptosh gjuhën e kafshëve. Të nesërmen dëgjon gjelin duke i thënë qenit se nesër ka festë për ty. Qeni i thotë pse? Sepse do i ngordhi kau zotërisë kështu që nesër do hash mish sa të duash.

Zotëria sa dëgjon këtë gjë e merr kaun e çon në pazar dhe shet. Qeni i thotë gjelit pse më gënjeve e shikon ai e shiti kaun. Gjeli i thotë qenit mos u bëj merak se tani do i ndërrojë jetë shërbëtori. Sa e dëgjon këtë i zoti i shtëpisë e merr me një herë shërbëtorin e shet dhe atë. Kur shikon qeni se përsëri u zhgënjye i thotë gjelit ku e ke gostinë e shikon ai e shiti dhe shërbëtorin. Gjeli i thotë qenit nëse të kam thënë që ka gosti do ketë pa tjetër, zotëria i shiti të dy por mos harro se nesër do të ndërrojë jetë vetë ai. Kështu që nesër do bëhet një gosti më e madhe se ajo që të kam thënë.

Kur dëgjoi këto fjalë burri u tmerrua dhe shkoi me një herë ti lutej zotit dhe ti kërkonte derman, “A me të vërtetë do të ndërroj jetë nesër? A nuk ka ndo një rrugë dalje?” Zoti iu pëgjigj, “A të thashë që të mos i kushtoje rëndësi çdo gjëje? Nëse nuk do ti kishe vënë rëndësi fjalëve të tyre do kishte ngordhur kau dhe do kishte mbaruar kjo punë. Por ti e shite kaun që ti ngordhte dikujt tjetër e jo ty. Gjithashtu dhe shërbëtorin e shite që të ndërronte jetë në dorën dikujt tjetër e jo tek ty, pra nëse mendon vetëm për vete Zoti kështu ta shpërblen.

Mësimi:
Nëse do ti shikonim dhe do ti dëgjonim të gjitha ato që thuhen për ne, me shumë mundësi do të çmendeshim. Rëndësi ka që të fokusohemi në pak gjëra dhe në ato që kanë më shumë rëndësi për ne. Një fjalë e urtë thotë: Vazhdo ti japësh rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët për ty dhe do të bëhesh i burgosuri i tyre. Faleminderit që më ndiqni miq dhe mos harroni këshillën më të vyer në botë: mendjen në vend. Të tjerat rregullohen të gjitha.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?