Interesante

Një grua nudo hyn në program dhe hedh gur në drejtim të moderatores

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rumani, një grua nudo hyn në skenë dhe qëllon me gur moderatoren teksa ajo po fliste.

Moderatorja Mirella Vaida sapo e kuptoi që një grua po i afrohej teksa ajo fliste para karmerave, filloi të bërtistë dhe të bëntë hapa prapa.

Dy punonjës vrapuan pas gruas duke u përpjekur ta ndalonin, por gruaja arriti të gjuante me gur prezantuesen, por për fat të mirë nuk e goditi.

Pasi u kthye sërish në transmetim direkt, Mirela Vaida u tha shikuesve se çfarë ndodhi:

‘Jam thjesht e shokuar. Po bëj përpjeke të madhe për të qëndruar e qetë. Ne nuk e dimë se kush është zonja. Ajo bërtiste : më jepni paratë. Kolegët e mi e mbuluan me batanije dhe më pas u mor nga policia. Kam frikë për jetën time. Kam marrë shumë kërcënime për jetën në Facebook dhe Youtube nga një person i quajtur Magdalena erban. Çfarë mund të them më shumë po mundohem të vazhdoj programin dhe shpresoj të kem sukses’.

Pas publikimit, videoja mori mijëra klikime në pak minuta.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?