Interesante

Nëna e fut foshnjën e porsalindur në qese ushqimesh, dënohet nga policia

Një nënë në Ukrainë kishte futur foshnjën e saj të porsalindur në një qese ushqimesh gjatë një shëtitje që ajo po bënte me të.

Gruaja u pa nga kalimtarët të cilët menjëherë njoftuan policinë.

Ajo ishte duke ecur përgjatë rrugës në kryqytetin e Kievit dhe ishte duke i kënduar ninullë çantës së saj.

“Po sillej çuditshëm dhe unë fillova ta shikoj, pastaj dëgjova një fëmijë duke qarë. Më pas kuptova se e qara po vinte nga çanta e saj”– ka thënë një dëshmitar.

Sipas mediave lokale fëmija menjëherë u dërgua në spital dhe tani është nën kujdesin mjekësor ndërsa nëna është gjobitur nga policia. Oficeri i policisë Maksim Kravchuk tha se gruaja kishte reaguar në mënyrë agresive kur ata i kishin marrë foshnjen.


SHIKO VIDEON