Interesante

Në qytetin shqiptar arabët po ndërtojnë resort 1 miliard euro

Projekti “Mavrijan Luxury Resorts” ishte prezantuar në korrik, ndërsa këtë muaj në Ulqin duhet të vijnë investitorët e interesuar nga Katari dhe Egjipti.



Loro Nrekiq, kryetari i Ulqinit, tregoi se komuna shumë shpejtë do të gjejë investitorë për ndërtimin e kompleksit turistik Mavrijan.

Kryetari ka paralajmëruar se në gjirin e Valdanos është paraparë ndërtimi i një porti, tre hoteleve luksoze dhe 105 vilave, që gjithsej do të përfshijnë 5 mijë shtretër.

105 vilat do të përfshijnë 350 metra katrorë sipërfaqe, dhe janë të parapara vetëm për një familje.


Toka që planifikon të shet komuna për këtë projekt vlerësohet rreth 20 milion euro.

Vlera e investimit planifikohet të jetë nga 600 milion deri në një miliard euro. Investitorët e interesuar kanë caktuar takime me përfaqësuesit e komunës.

Hoteli i parë A i resorit do të ketë një sipërfaqe prej 32 mijë metra katror, me 3848 metra katrorë për pishinë të hapur dhe 2675 metra katror për fusha të hapura sportive.

Hoteli B do të jetë qendra e resorit me 652 dhoma, 47 800 metra katror sipërfaqe me pishinë prej 2500 metra katrorë dhe fusha prej 2546 metra katrorë.

Hoteli C do të ketë një një sipërfaqe prej 22 299 metra katrorë.

Më shumë se 10 000 metra katrorë të resorit janë të parapara vetëm për kazino.