Interesante

‘Ne kemi një Zot’: Infermieri arab reciton lutjen hebraike për pacientin izraelit që po vdiste nga Covid-19

Lutja hebraike Shema Yisrael konsiderohet nga shumë si më e rëndësishmja në judaizëm. Ky akt i mirësisë nga infermieri arab për pacientin e moshuar që po vdiste e nuk mund ta thoshte vet, është akt i mirësisë që në kohë pandemie kujton atë që është më e rëndësishmja, ndihma për njëri tjetrin në kohë të vështira, transmeton Gazeta Metro.

Kryeinfermieri në Departamentin e Covid-19 Qendrën Mjekësore Ha’emek, Ibrahim Maher, që kur pa se pacienti i tij religjioz hebre ortodoks Shlomo Galster po vdiste dhe familja e tij nuk do të arrinte me kohë për t’u lutur me të, doli vullnetar për ta ndihmuar ta recitoj lutjen hebraike në momentin e tij të vdekjes.

Në artikullin e publikuar nga Isral Hayom të premten përshkroi si myslimani Maher la anash dallimet dhe u lut me hebreun Galster që e kishte trajtuar për një muaj.

Lutja Shema Yisrael konsiderohet nga shumë njerëz si më rëndësishmja në judaizëm. Ajo tradicionalisht recitohet në shumë raste, përfshi edhe para vdekjes së besimtarit.

Maher kishte kuptuar se ka gjasë familja e Galster nuk do të ja dilte që të arrinte me kohë dhe duke e parë rëndësinë që lutja kishte për Galster ai i ofroi atij ta recitonte, megjithëse nuk dinte të tërën dhe nuk kishte bërë një gjë të tillë më parë.

Por Maher e dinte se Galster donte që ai ta bënte. “Ishte e qartë për mua që ai dëshironte të recitonte lutjen Shema për të. Ne kemi një zot” i ka thënë Maher gazetës Israel Hayom.

“E dija që ishte njeri religjioz, ishte e rëndësishme për të që familja e tij të lutej me të,” tha Maher. “Nuk e di të gjithë lutjen saktë, por e dija se sa e rëndësishme për të dëgjonte fjalët ‘Shema Yisrael.”

Kur familja e Galster arriti në spital, dhimbja e tyre ishte më e lehtë kur dëgjuan se Shlomo së paku kishte dëgjuar lutjen para se të vdiste, dhe ishin mirënjohës ndaj mirësisë së papritur të Maher.

“Babai im thoshte vazhdimisht se me sa përkushtim kujdeseshin për të dhe ishte mirënjohës ndaj Ibrahim Maher dhe gjithë ekipin” i ka thëne e bija e Shlomo Galster gazetës.