Interesante

Ndodh mrekullia: Kishte vetëm 1% shansë, por 18-vjeçari ecë sërish pas paralizës

Hedhja në ujë shkoi keq dhe 18-vjeçari Michael Wright u paralizua nga beli e poshtë. Kishte vetëm 1 përqind shanse që të ecte sërish, por fati ishte me të dhe ia doli.

Në atë kohë, Michael Wright ishte 17-vjeç, kur mori pjesë në sfidën e hedhjes nga lartësia në ujin e akullt. Hedhja shkoi keq dhe ai theu dy rruaza në qafë. Operacioni zgjati më shumë se 4 orë. Fillimisht mezi lëvizte krahët dhe duart, ndërsa më pas nuk mundte t’i lëvizte fare.

Mjekët i thanë të riut se kishte vetëm 1 për qind mundësi të rikthehej në normalitet. 99 për qind e personave që pësojnë një frakturë të tillë, kalojnë të gjithë jetën në karrige me rrota.

Megjithatë, fatmirësisht për Michael Wright nuk ndodhi kështu.

“Ishte një ditë e mrekullueshme, emocionale, sepse për një person të ri si Michael do të ishte mjaft e rëndë të humbiste funksione të tilla”, u shpreh Dr Chang.


SHIKO VIDEON