Interesante

Ndodh dhe kjo, dy persona me burrin e vdekur në krahë kërkojnë pensionin e tij në postë

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Irlandë, ku dy të burra po bartnin një kufomë në një postë për të tërhequr pensionin e tij, pasi fillimisht kërkesa e tyre ishte refuzuar, kërkohej personi përgjegjës për tërheqje të parave, transmeton Gazeta Metro.

‘The Guardian‘ ka shkruar për një ngjarje aspak të zakonshme që ka ndodhur në Irlandë, ku dy persona u futur në postën e qytetit Carlow të Irlandës për të kërkuar pensionin e personit të vdekur, por që punonjësit e postës nuk e kanë dhënë pensionin dhe kanë theksuar se ai tërhiqet vetëm nga personi përgjegjës.

Menjëherë pasi kërkesa e tyre është refuzuar ata janë larguar dhe janë kthyer në ambientet e postës me kufomën e burrit.

Personeli ka njoftuar policinë menjëherë, ndërsa dy të rinjtë janë larguar nga vendi duke lënë pas trupin e pajetë në postë. Të ndjerin arritën ta identifikojnë menjëherë punonjësit pasi e njihnin prej kohësh