Interesante

Mrekulli, foshnja që i dhanë vetëm 6 orë jetë dhe pak ditë feston 1 vjetorin

Vogëlushja që shikoni në foto është Phoenix Da’Vine. Jeta nuk ka qenë bujare me të, duke e sfiduar në mënyrën më të keqe që në muajt e parë të lindjes, e megjithatë rasti i saj mund të konsiderohet me plot gojën një nga ato mrekullitë që Zoti bën me krijesat e tij që kapen fort pas jetës.

Phoenix erdhi në jetë me 25 gusht të 2018. Mjekët konstatuan se ajo kishte lindur me një defekt në zemër të quajtur barkushe e dyfishtë dalëse. Kjo do të thotë që zemra e saj nuk mund të qarkullonte siç duhet oksigjenin rreth trupit të saj.

Me 4 shtator 2018 ajo do ti nënshtrohej ndërhyrjes së parë kirurgjikale për të kufizuar sasinë e gjakut që rridhte në mushkërinë e saj, në mënyrë që të parandalonte dështimin kongjestiv të zemrës.

Por operacioni i parë nuk zgjidhi problemin dhe vogëlushja kërkoi një operacion të dytë, i cili u krye në një kohë shumë të shkurtër, më 30 tetor.

Disa muaj më vonë, në mars, Phoenix kaloi në arrest kardiak, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha të trurit për shkak të mungesës së oksigjenit.

Mjekët njoftuan se ajo nuk do të kishte një cilësi të mirë jete. Phoenix nisi të kishte rrjedhje gjaku nga hunda. Gjatë levizjes në dhomën e urgjencës ngjyra e lëkurës së saj u kthye në blu dhe pati probleme me frymëmarrjen.

Tronditja për familjen do të vinte në prill, kur mjekët kërkuan miratimin e tyre për ti hequr ventilatorin që e ndihmonte Phoenix të merrte frymë. Nëna e saj, Monique Goldring, hoqi dorë nga vajza.

“Unë u luta. I kërkova asaj të më tregojë nëse është e lodhur. Ajo u kthye dhe më shikoi. E kuptova që ishte e lodhur”, tha nëna e vogëlushes.

Pasi iu hoqën tubat, mjekët thanë se jetëgjatësia e vogëlushes do të ishte vetëm 6 orë. Por nuk ishte e thënë.

Phoenix vazhdon të jetojë dhe prindërit e saj po bëhen gati për ti festuar ditëlindjen e saj të parë këtë 25 gusht.

“Mjekët thonë se ajo nuk do të ecë, nuk do të flasë. Unë theksoj që ajo mund të mos i bëjë këto gjëra tani, por më thanë gjithashtu se ajo nuk do të kishte jetë më shumë se 6 orë. Kështu që unë do të ulem dhe do ta shikoj atë ndërsa përmirësohet” tha nëna e vogëlushes.

Sipas saj, Phoenix kërkon ende edhe dy operacione që mjekët nuk kanë pranuar ti realizojnë frika se ajo nuk do të mbijetojë. Ajo jeton me oksigjen dhe tuba ushqyes dhe kërkon monitorim dhe kujdes përgjatë gjithë ditës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?