Interesante

Video e frikshme – Momenti kur një peshkaqen depërton në ‘kutinë mbrojtëse’ të një zhytësi

Ky është momenti i tmerrshëm kur një peshkaqen i madh përplas kafazin e qelqit të një zhytësi duke e detyruar të notonte furishëm për të shpëtuar.

Pamjet tronditëse nënujore treguan se personi ishte me fat që shpëtoi i gjallë, pasi kutia e vogël e errët brenda së cilës ndodhej u shkatërruar ndërsa bisha 4.8 metra e madhe iu hodh nga poshtë duke e ekspozuar ndaj sulmeve të mëtejshme.

Pamjet tregonin peshkaqeni që notonte i qetë në ujë. Në një moment peshkaqeni fillon të rrethojë kafazin. Kur e arrin kutinë, ai e godet nga poshtë dhe e bën atë të përmbyset. Personi hidhet në ujë dhe fillon të notojë me shpejtësi, por fatmirësisht arriti të hipte në varkë.