Interesante

Maskat për fytyrë po shndërrohen në aksesorë të modës

Kombinimi i maskës suaj për fytyrë me veshjen, tashmë është shndërruar në trendin kryesorë të verës 2020, transmeton KultPlus.

Meqenëse, tashmë është bërë obligim për të mbajtur maskë në fytyrë gjatë kohës sa jemi në publik, ato janë bërë pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme.

Dhe nga fillimet kur kemi nisur t’i blejmë maskat, ato kanë përparuar dukshëm, si nga materiali ashtu edhe nga stili. Ato kanë evoluar nga modelet e thjeshta ngjyrë blu të cilët i shohim në fytyrat e profesionistëve mjekësorë, në modele modern, shumëngjyrëshe dhe madje të prodhuara nga marka të njohura të modës.

Madje edhe të famshmit kanë filluar t’i krijojnë versionet e tyre të maskave, të cilat shpesh po i kombinojnë me veshje.

Kështu, maskat janë bërë shumë të popullarizuara dhe të kërkuara nga njerëzit e thjeshtë dhe ata të showbizit, të cilët dëshirojnë t’i shfrytëzojnë për të bërë deklarata të stilit, si dhe janë shndërruar në aksesorin shëndetësor më të kërkuar.

Shumë kompani të modës po e shfrytëzojnë këtë mundësi për rritjen e biznesit, dhe kështu po krijojnë kombinime tërheqëse për klientët e tyre. / KultPlus.com


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19