Interesante

Libri i autorit amerikan që thotë së alienët kanë kidnapuar mbi 200 njerëz për marrëdhënie seksuale me ta

Ish redaktori i revistës “Fate”, Jerome Clark ka shkruar kohëve të fundit librin “Unnatural Phenomena: A Guide to the Bizarre Wonders of North America”” dhe ka të botuar edhe librin “Cryptozoology A to Z”, ka vazhduar me teoritë e tij kontraverse që kanë për temë UFO-të

Megjithatë, asnjë nga gjërat që ai ka folur dhe hulumtimet që ka bërë në fushën e UFO-ve nuk ka ndezur debatin se sa volumi i shtatë i librit të tij “The UFO Phenomenon”, i cili flet për raportet e UFO-së nga viti 543 i erës sonë deri me tani. (Shënim: Kjo seri është në versionin Kindle “The UFO Encyclopedia: The Phenomenon From The Beginning” e cila për herë të parë u publikua më 1998.

Në përgjithësi “UFO-të në fund të shekullit 20-të dhe në epokën e re 1991-2020 (The UFO Phenomenon Book 7)”, ka zënë titujt e mediave pasi që Clarke flet për rreth 212 njerëz që janë kidnapuar nga alienët që nga viti 2014 për qëllime seksuale.

“Kidnapimet kanë ndodhur çdokund dhe kanë zgjatur nga 20 minuta në pesë ditë. Kohëzgjatja ka qenë nga një deri në tri orë. Shumica kanë ndodhur gjatë natës. Një procedurë kanë qenë inspektimi i organeve reproduktive, gjithmonë duke marrë spermë apo kontrolluar vezorët”.

Tingëllon tepër klinike dhe në fakt ka shumë tregime për marrëdhënie seksuale në mes të njerëzve dhe jashtëtokësore që e theksojnë këtë, madje edhe nëse ata kanë qenë dakord për këto marrëdhënie dhe jashtëtokësore kanë qenë atraktivë, përvoja në përgjithësi nuk ka qenë e kënaqshme. Kjo tërheqje seksuale dhe disa raste bën që Clark të flet për to në një intervistë për The Sun.

“Veshja e tyre e zakonshme është një këmishë nate, e tejdukshme, ndoshta e atillë që ju duket se ata janë nudo”.

Në kapitullin “Khoury Case”, Clark përshkruan një përvojë të Peter Khoury, shef i një kompanie të lajmeve në Australi me emrin NMRA, i cili kishte thënë se ishte rrëmbyer më 1992 nga dy bionde aliene që ishin shfaqur në krevatin e tij, njëra prej të cilave bëri paralojë para se të bënte seks – një përpjekje e dështuar, por si prova ai pat disa qime të bardha në krevat. Sipas një analize, flokët ishin analizuar dhe ishin një hibrid i avancuar i ADN-së aziatike dhe galike.

Clark, nuk i injoron takimet vetëm me llojin femëror. Analiza tregon një rrëfim të një gruaje nga Indianapolis e cila i tha Clarkut që alienët e mbarsën atë derisa ajo ishte në një udhëtim me anije (tokësore, jo në hapësirë) e ku ajo u rikthye më vonë në fetus derisa ajo kishte lindur një vajzë hibride.

Në formatin e librit Kindle në Amazon, Clark tregon se si Antonio Villas Boas, i cili kishte thënë se ishte rrëmbyer më 1958 nga shumë qenie të vogla të cilat “e kishin futur atë në një UFO në tokë, morën shembuj të gjakut dhe e lanë atë në një dhomë ku ai pati marrëdhënie seksuale me një grua pothuajse njerëzore”. Për të treguar se si kanë ndryshuar kohërat, Clark ka ndarë edhe mendimet e “pak ufologjistëve të cilët e dinë këtë raport por që e mbajnë të fshehur në një zarf” për shkak të dëmit që mund të shkaktohet për marrëdhëniet ndërmjet llojeve të ndryshme.

Megjithatë, tregimet për rrëmbime nga alienët ishin në modë në gjysmën e dytë të viteve 1960-ta dhe sot ky seks më shumë bëhet për qëllime filmike dhe seriale televizive.

A tregon kjo intervistë e këtij autori në The Sun që do të kemi më shumë tregime për seks me alienë? Volumi i shtatë i Clark është tani online që nga fundi i javës së kaluar. Megjithatë, bazuar në shumicën e librave të Clarkut dhe reputacionin e tij për UFO-të, jashtëtokësorët, kriptozoologjinë dhe krijesa të tjera të çuditshme të botës paranormale, sigurisht që më mirë do të ishte t’i lexoni ato nga Volumi 1, pra nga faqja e parë që starton që nga viti 543 para erës sonë. /GazetaExpress/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?