Interesante

Ky është afaristi që e refuzoi ujin e importit në një restorant në Prishtinë

Një afarist i njohur kosovar, i cili edhe në kushte pandemie, punëtorët e tij i shpërbleu me paga shtesë, e ka refuzuar ujin e importit në një restorant në Prishtinë dhe është betuar se këmba e tij nuk do të shkel në një lokal ku nuk ka ujë kosove.

Kur kamarieri i tha se nuk kishin ujë vendor, afaristi kosovar, ia ktheu “mos më sjell fare pra”.

Ja si e përshkruan vetë ngjarjen afaristi Burim Piraj:

‘Shkoj në një restorant të mirë në Prishtinë dhe kërkoj ujë me gaz!

Më sjellin të importit.

I them: Të lutem mos e hap, më sjellë të Kosovës një.

Shkoj kamarieri dhe u kthya e më tha: Më fal po s’kishim të Kosovës.

Mos më sjell fare pra! – i thash dhe vërtetë ke hera fundit që unë shkoj më në atë restorant.

Kemi aq shumë prodhues uji në vend, secili ma i mirë se shoqi e importojmë 16 milion € ujë në vit, në vend se të konsumojmë ujin tanë.

Këta po duan që me paratë e mia ta financojnë importin, me paratë e fituara me gazep në Kosovë të financojnë mërgimin tanë.

Jo për të Madhin Zot, jo! Me ditë se kurrë këmba ime nuk shkel më në asnjë restorant, po s’pat ujë Kosove kështu do të veproj, e ata pronarët e restoranteve le të mbahe francuza sa të duan’, thotë ai.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?