Interesante

“Konstandini çohet nga varri”/ Djali që e dinin të vdekur troket në derë, nëna gati sa nuk vdes kur e sheh

Një nënë ruse thuajse u she mb në tokë dhe për pak ndërroi jetë, pasi në derë i ka trokitur djali, që e dinte të vd ekur.

Antonina Mikhailovna, 62 vjeçe përpara pak kohësh, kishte identifikuar një trup të vd ekur, duke thënë se ishte djali i saj.

E moshuara kishte deklaruar kështu, pasi djali i saj Kostandini 43 vjeç kishte humbur që më 18 mars dhe se nuk kishte asnjë shenjë jete nga ai.

Vetë nëna, gruaja e Kostandinit dhe vajza e çiftit kishin organizuar ceremoninë e funeralit dhe kishin va rrosur edhe trupin, pasi kishin thënë në polici se ishte i familjarit të tyre.

Mirëpo, pak kohë më vonë, Kostandini, si në legjendë vjen në shtëpi në Shën Peterburg. Nënës i ra të fikët, ndërsa për fat të mirë mbijetoi.

Vetë djali kishte thënë:

“U largova nga banesa për pak kohë për të thyer monotoinë. Po mendoja edhe si të zgjidh më mirë jetën”, shkruajnë mediat e huaja.

Konstantin, i cili punonte në një bazë detare, kishte humbur për gjashtë ditë kur nëna e tij lajmëroi fillimisht policinë.

Zonja Mikhailovna tha që ishte një nga ditët më të këqija të jetës së saj kur ajo mori një telefonatë nga policia duke thënë se ata besonin se kishin gjetur trupin e tij.

Tani ajo u ka kërkuar falje oficerëve për keqidentifikimin e kuf omës, duke thënë se ishte “shumë e mërzitur” në atë kohë, prandaj ka gabuar.

Zonja Mikhailovna tha:

‘Trupi më dukej shumë i njohur dhe unë i konfirmova policisë që ai ishte djali im”.

Tani policia po heton identitetin e burrit të ndjerë i cili “u identifikua” dhe u va rros.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?