Interesante

Kjo foto është bërë hit në internet: E dini çfarë ka në të?

Fotografia e një sorre, në të cilët në fakt është një mace e zezë është hiti i ri viral – ia ka dalë madje ta mashtrojë edhe Google-in, i cili në fotografi ka ‘njohur’ jo çfarëdo sorre, por sorrën amerikane.

Kjo fotografi e sorrës është interesante, sepse… në fakt është mace, shkruan në fotografinë e gjallesës e cila në shikim të parë duket si një sorrë e këndshme me sy të madh, e fotografuar nga profili. Por, një shikim më i vëmendshëm zbulon se ajo që duket si sqep i sorrës në fakt është veshi i maces, e cila rri në dysheme dhe shikon lart, drejt kamerës.

Ia ka dalë madje ta mashtrojë edhe Google-in, i cili në fotografi ka ‘njohur’ jo çfarëdo sorre, por sorrën amerikane, transmeton gazetametro.net.

Fotografia, e cila së pari është botuar në Reddit për një kohë të shkurtër është bërë hit në rrjetet shoqërore – është shpërndarë me mijëra herë dhe ka shkaktuar valë debatesh e asociacionesh, ndërsa disa reagime të përdoruesve tjerë të rrjeteve shoqërore janë shumë argëtuese.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?