Interesante

Keni planifikuar të martoheni në vitin 2023? Epo duhet të dini patjetër këto gjëra!

Nëse jeni duke planifikuar të martoheni në vitin 2023, interesohuni se çfarë thonë yjet dhe cilat data janë më ‘ogurmirë’ për organizimin e një dasme. Ata që preferojnë të bëjnë dasmën e tyre gjatë muajve të dimrit, duhet të dini që janë muajt më me fat.

Sipas astrologëve, 22 janari është dita ideale për një martesë, sepse atëherë ka një rreshtim të dyfishtë të Venusit dhe Saturnit. Gjithashtu, Hëna e Re më 21 Mars sjell shumë komunikim me Merkurin që i bashkohet.

Kjo ditë do të ketë gjithashtu një ton të çmuar dashurie, qëndrueshmërie dhe stabiliteti me Venusin dhe Junon në lidhje në Demi.

Çdo pranverë sjellë ndryshime të mëdha dhe përveç lulëzimit të natyrës, do të sjellë edhe takime të lumtura për çiftet e sapomartuara. 11 Prilli do të jetë një ditë e ngrohtë dhe e gëzuar për të gjithë ata që po ecin së bashku në rrugëtimin e jetës.

Hëna e re e radhës te Demi, e cila do të jetë më 19 maj, sjell komunikim më të mirë dhe të hapur, ndërsa Gaforrja në Venus do të sjellë një atmosferë familjare të dashur, me emocione të bukura dhe të sinqerta.

Nëse ka një muaj që të sapomartuarit e adhurojnë më shumë, ai me siguri është qershori. Hëna e Re do të ndodhë në Binjakët e gjithanshëm dhe komunikues më 17 qershor, e cila është një periudhë shumë e favorshme për të gjithë ata që po fillojnë një kapitull të ri në jetën e tyre, do t’u sjellë atyre shumë dashuri, energji të gjallë dhe harmonike.

Më pas vjen 21 qershori, i cili sjell akoma më shumë emocione dhe ndjesi. Sipas astrologjisë kineze, muajt më të mirë për një martesë në Vitin e Lepurit, ose 2023 do të jetë maj, korrik, gusht, tetor dhe nëntor. Ditët më me fat do të jenë datat 2, 8, 13, 14, 17, 20, 25 dhe 29 të muajit. Më së miri do të ishte që këto data të kombinoheshin me muajt me fat të përmendur më sipër. Ndërkaq, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një unaze fejese, është e vështirë të dini se nga të filloni

Disa mund të dëshirojnë të shkojnë për një pjesë spektakolare, për të tjerët ka të bëjë me gjetjen e një dizajni unik dhe me kuptim për këtë moment.

Pavarësisht nëse jeni fejuar rishtazi, kërkoni frymëzim së bashku ose dëshironi t’i jepni një sugjerim të dashurit tuaj që të shtrojë pyetjen këtë vit apo tjetrin, është gjithmonë më mirë të jeni të përgatitur dhe të bëni kërkimin tuaj në mënyrë që të keni besim se keni gjetur unazën perfekte për ju.