Interesante

Ja se si do t’i ndryshojë koronavirusi shtëpitë dhe zyrat tona

Një ditë virusi do të largohet. Ai mund të çrrënjoset. Por edhe atëherë, jeta jonë nuk do të kthehet ashtu siç ka qenë përpara COVID19. Të nxitur nga kriza e koronavirusit, arkitektët kanë filluar të rimendojnë për ndërtesat ku banojmë. Njihuni me Lailan.

Është viti 2025 dhe ajo punon nga shtëpia katër ditë në javë. Kështu ka qenë që nga karantina e vitit 2020. Është ora 06:30 dhe ajo është rrugës për punë. Laila mbërrin në ndërtesën ku e ka zyrën në orën 07:00.

Koha e fillimit të punës në kompaninë ku ajo punon është e ndryshme për punëtorët, në mënyrë që ta ulin numrin e njerëzve që arrijnë në kohën e njëjtë.

Ditë “e zakonshme” e punës

“Ditët e saj të punës” përfshijnë kryesisht takime. Kanë ikur ditët kur asaj i duhej të shkonte në punë për të punuar në kompjuter. Këtë ajo mund ta bëjë nga shtëpia. Punëdhënësi i Lailas dikur ndante një ndërtesë zyrash shumë më të madhe me disa kompani të tjera. Tani ata janë të vetëm në një ndërtesë më të vogël, me përmasa të rinovuara e të reja, transmeton KOHA.

Në përdhese, Laila ndalon pak para skanerit të trupit që të kontrollohet nëse temperatura e saj është normale. Sot e ka 36.5C. Ajo kalon. Një kamerë, e cila përdoret për njohje fytyre, e identifikon atë se është pjesë e stafit dhe pengesa e sigurisë hapet. Ajo nuk prek asgjë asnjëherë. Laila është në pjesën ku s’duhet të ketë kontakte. Ashensori për në zyrën e saj në katin e katërt aktivizohet me zë. Teknologjia e paprekshme ka zëvendësuar butonët e prekshëm.

Kapaciteti maksimal i njerëzve brenda është dy. Në katin e katërt ajo ec nëpër korridor dhe hap derën. Të dytë janë më të gjerë se më herët, të bëra në atë mënyrë që ta mbajnë stafin larg njëri-tjetrit dhe ta ulin mundësinë e përhapjes së virusit. Te dera, Laila dezinfekton duart.

Tanimë është mësuar me këtë gjë, saqë nuk ka nevojë të mendohet dy herë. Ajo ulet në tavolinën e saj. Shumica e mobileve – gjithashtu edhe panelët e fasadat – janë të krijuara nga materiali antimikrobial. Është më e lehtë të pastrohen dhe më vështirë ngjiten bakteret në to. Laila bën një kafe në kuzhinë ku të gjitha mjetet e kuzhinës gjithashtu janë antimikrobiale.

Dorezat e sirtarëve dhe rafti i filxhanëve janë të bëra nga bakri. Kjo është e kushtueshme, por është material natyral që i parandalon mikrobet. Sistemi i kondicionerit përdor rreze ultra-vjollce për t’i mbytur patogjenët. Gjithashtu, e zvogëlon edhe lagështinë, e cila ndihmon në shumimin e baktereve, që i përgjigjet në transmetimin e të dhënave nga censorët të cilët janë të vendosur përreth ndërtesës dhe censorë mjaft të mirë, të cilët përdoren nga stafi.

Zyra e Lailas dikur ishte e hapur plotësisht. Tani ajo e ka ndarë në disa pjesë atë. Në të majtën e saj ajo ka një perde plastike të tejdukshme në mënyrë që të paktën t’i shohë kolegët e saj. Këto perde mund të hiqen e ngjiten dhe mbyllen në hapësirat që janë në dysheme. Ato ngrihen lart nëse ka ndonjë rrezik shpërthimi, por hiqen nëse rreziku largohet.

Më shumë hapësirë

Përballë tavolinës së Lailas, ndarja është bërë me lule. Stafi u mërzit nga gjësendet plastike, të cilat i shihje çdo kund para disa vjetësh. Ata thanë se iu dukej zyra si spital. Laila parapëlqen lulet.

Laila i kalon mëngjeset në takime duke punuar rreth një projekti të ri. Takimi është sy më sy me të gjithë kolegët – por të gjithë duke mbajtur distancën. Arsyeja e vetme pse Laila shkon në zyrë është vetëm për shkak të këtij lloji të kontaktit – ku përderisa njerëzit takohen sy më sy, kjo sjell rezultate shumë më të mira sesa takimet online.


SHIKO VIDEON