Interesante

Ishte në ndjekje nga policia, shikoni se si 43-vjeçari del nga makina dhe hidhet nga ura

Një person që përpiqej të largohej nga autoritetet përfundoi duke u përplasur në urën Edison dhe më pas u hodh në lumin Caloosahatchee.

Por nuk kaloi shumë dhe oficerët arritën ta kapnin dhe ta dërgonin në burg, bëri me dije Zyra e Sherifit të Qarkut Lee.

Agjencia thotë se policia të shtunën vonë u përpoqën të ndalonin një furgon të vjedhur në rrugën Bayshore.

Shoferi, i cili është identifikuar si 34-vjeçari Bryan Grey, u nis me shpejtësi në drejtim të perëndimit drejt autostradës U.S. 41.

Në krye të urës Edison, furgoni u përmbys dhe u përplas me një pengesë. Një kamerë me helikopter e kapi shoferin duke dalë, duke u ngjitur mbi pengesën e sigurisë dhe duke u hedhur në ujë, raporton oranews.

Departamenti i Policisë Fort Myers e ndihmoi atë për të dalë mbi ujë. Ai u dërgua në spitalin e zonës për mjekim.

Shiko videon këtu


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?