Interesante

I riu kosovar gjen 7 000 euro në Gjermani, ia dorëzon pronarit

I riu nga Sopia e Suharekës e që jeton në Esslingen të Gjermanisë, Taulant Baftjaraj ka çuditur tërë opinion gjerman me gjestin e tij.



Madje, atje mediat vazhdojnë të shkruajnë e raportojnë për gjestin e tij të madh e shumë fisnik. Një shpërthim i menjëhershëm medial. Taulanti kishte ikur nga Kosova gjatë vitit 2014, e njohur ndryshe si vala e ikjeve të kosovarëve drejt vendeve evropiane duke tentuar të gjejnë punë e të përmirësojnë mirëqenien e tyre.

Deri më tani ende nuk e ka të definuar statusin e tij në Gjermani, ai ka kaluar sprovën më të madhe atje, e që shteti gjerman do të duhej ta merrte parasysh. Taulanti sot ka hasur në një kuletë me dokumente dhe brenda saj ishin 7 mijë euro, e të cilat i ka dorëzuar në polici, shkruan 04 Online.

Si i ri nuk ka ra pre e lakmisë dhe, i bindur se paratë e huaja nuk mund të bëhen tuajat, ai me dëshirë i ka dorëzuar duke shpresuar se do të shkojnë në dorën e pronarit.