Interesante

Historia e pabesueshme: Si i mbeti emri fshatit Gjylekar? (VIDEO)

Fshati Gjylekar që ndryshe njihet edhe me emrin Skifetraj, historikisht njihet me emrin më të çuditshëm në Kosovë ku as banorëve nuk ju pëlqen. Fshati Gjylekar gjendet nëntë kilometra larg qytetit të Vitisë dhe ka 3 mijë e 600 banorë. Në krahasim me shumë fshatra të tjerë ka një shtëpi shëndeti, xhamin dhe një shkollë fillore me 390 nxënës.

Profesori i lëndës së Historisë nga fshati Gjylekar i komunës së Vitisë (Kosovë), Besim Haliti, për Open-TV ka folur për historinë e fshatit, kuptimin e emrit Gylekar, ndërrimin e emrit në Skifteraj, dëshmorët e luftës së UÇK-së, prodhimet bujqësore e të tjerë. Gazetari Reshat Ibraimi së bashku me kameramanin Bashkim Avdiu kanë përgatitur një kronikë, nga e cila mund të mësoni më shumë për fshatin Gjylekar.

Shiko videon për të mësuar historinë e emrit të fshatit Gjylekar: