Interesante

Heroi nga Kenia: Çdo ditë udhëton nga 5 orë për t’u sjellë kafshëve ujë

Kafshët në Parkun Kombëtar të Cavos u përballën me thatësira të pabesueshme dhe mungesë uji derisa një fermer nuk u doli në ndihmë.



Patrick Kilonco Mwalua është shembulli më i mirë që secili prej nesh mund dhe duhet të bëjë diçka për të luftuar ndryshimet klimatike. Kur pa këto efekte të tmerrshme të ngrohjes globale në Kenia, ky njeri bujar erdhi në një ide fenomenale.

Meqë nuk ka reshje shiu sa duhet, Patrick e kuptoi se nëse dëshiron të ndihmojë kafshët në Parkun Kombëtar Cavo për të mbijetuar, ai duhet t’u sjellë atyre ujë personalisht. /Meteoballkan.com