Interesante

Gurët e mëdhenj të Stonehenge zbulojnë një sekret

Gurët e mëdhenj të Stonehenge kanë zbuluar një prej sekreteve të tyre, respketivisht prejardhjen.

Hulumtimet e reja shkencore zbuluan se copat e mëdha të gurit në vendin e lashtë janë sjellë nga “West Woods”, një pjesë e Wiltshiret në Britaninë e Madhe, transmeton koha.

Pjesët e gurit të njohur si “sarsens” përbëjnë Stonehengen që për shekuj me radhë ka bartur me vete sekrete të mëdha të krijimit.

Rezultatet e analizave me rreze ultravioletë kanë treguar se gurët janë marrë në një vend që është pak kilometra nga vendi i lashtë.

Ndërtime të ngjashme arkeologjike ende mund të gjenden në West Woods.

“Ishim të befasuar kur morëm vesh se gurët e West Woods janë të njëjtit me dy gurët e Stonhenge. Të gjithë ishin të mendimit se gurët mund të jenë transportuar nga ndonjë vend më të lartë”, ka thënë Katy Whitaker, arkeologe në Universitetin e Readingut.

Shkencëtarët deri më tani e dinin se gurët e vegjël të njohur Stonehenge vinin nga Uellsi.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19