Interesante

Gruaja më e vjetër në Prizren, feston ditëlindjen e 112’të

Sherife Ninaj nga fshati Milaj i Hasit të Prizrenit e ka festuar sot ditëlindjen e 112-të.



Për shkak të moshës, ajo nuk është në gjendje të komunikojë, për të rrëfyer jetën e saj.

Nipi i saj, Ali Ninaj tregon se në bazë të dokumenteve Sherifja ka lindur në vitin 1907, shkruan “PrizrenPress”.

“Sipas dokumenteve lokja ka lindur në vitin 1907, prandaj sot ia kemi festuar ditëlindjen”.

Sherifja ka problem me harresë.


“Nuk mban mend. Harron shumë”, tregon ai.