E martë, 26 Maj, 2020
Interesante

Gjen gjarprin në lavamanin e kuzhinës

Një gjarpër i etur për të kafshuar ka nxjerrë kokën në lavamanin e kuzhinës. Ngjarja ka ndodhur në Coromandel Valley në jug-lindje të Adelaides.



Ka qenë pronari i shtëpisë, zoti Burrell, i cili e pa gjarprin që nxori kokën teksa ishte duke përdorur lavamanin e kuzhinës. “Kurrë nuk kam menduar se mund të shikoj një gjarpër në lavamanin e kuzhinës është kaq e pazakontë”, ka thënë ai.

Sipas tij, lavamani i kuzhinës është vendi i fundit që një gjarpër mund të tentojë të futet. Gjarpri ka kaluar nëpër tubacionet që derdhet uji i lavamanit dhe më pas ka tentuar të dalë mbi lavaman.

“Në jetën time kam parë shumë gjarpinj, në vende të ndryshme, tualete, krevat, në çantën e fëmijëve, por kurrë në lavaman”, është shprehur Burrell.



LEXO EDHE:
Pamje të çuditshme: Filmohet momenti kur një “ëngjëll” shfaqet në qiell