Interesante

Fundi i botës? Lakuriqë të ngordhur bien nga qielli në Izrael, një lidhje me “profecinë biblike”

Disa studime kanë sugjeruar se koronavirusi i ri është shkaktuar nga lakuriqët e natës dhe megjithëse kjo teori nuk është konfirmuar, mediat izraelite sugjerojnë se disa ngordhje misterioze të këtyre krijesave të natës, mund të kenë ardhur si ndëshkim për fillimin e pandemisë globale, ose si shenjë e diçkaje edhe më të tmerrshme.



Turmat lakuriqëve të ngordhur pa shenja fizike të dëmtimeve janë zbuluar në Izrael, duke ngritur pikëpyetje dhe frikë.

Fotografitë e krijesave ngordhura të shtrira në Parkun Gan Leumi në qytetin izraelit Ramat Gan u publikuan së pari nga Adi Moskowitz në Facebook, i cili kërkon një shpjegim lidhur me fenomenin misterioz.

Fotografi dhe video të ngjashme u postuan nga disa përdorues të tjerë në qytetet afër, sipas Breaking Israel News, i cili hedh dyshime lidhur me ngordhjen e lakuriqëve, madje e lidh fenomenin edhe me një profeci biblike lidhur me fundin e njerëzimit.