Interesante

Fajkoi i detit e bartë me kthetra ‘peshkaqenin’, pushuesit në plazh e shikojnë të habitur

Pushuesit në plazhin Myrtle në Kaliforni janë mahnitur nga një pamje e pazakontë kur një zog i madh po kalonte sipër tyre derisa mbante në kthetrat e tij një “peshkaqen”.

Pamjet të cilat janë filmuar nga kati i shtatëmbëdhjetë i një banese, janë xhiruar më 22 qershor të këtij viti (2020) nga një pushuese në këtë plazh.

Video fillimisht ishte publikuar në Twitter ku kishte nxitur pikëpyetje të shumta rreth asaj se çfarë lloji i zogut ishte ky që po fluturonte, dhe a ishte një peshk i madh apo një peshkaqen, shkruan DailyMail, përcjellë gazeta Objektiv.

Shumica e shikuesve dhe komentuesve ranë dakord se ajo që shihej në pamje ishte një fajko i detit, por disa ende pretendojnë se është një shqiponjë.

Në anën tjetër mëdyshje të mëdha janë krijuar edhe për atë nëse ajo që po mbante ky fajko i detit, ishte një peshkaqen apo një lloj peshku, krejt shkaku i formës së bishtit që më shumë ngjasonte si një “ladyfish”.

Bazuar në të fjalorin shqip të “Wiki”, Fajkoi është shpend grabitqar me krahë të mëdhenj, me sqep të shkurtër e të kthyer, me kthetra të forta dhe me bisht të bardhë./Objektiv/


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19