Interesante

E rrallë në ceremoninë e diplomimit/ Miliarderi amerikan paguan 40 milionë dollarë kredi për qindra studentë

430 studentë kanë përfituar kredi bursash të paguara falë bilionerit amerikan Robert F. Smith.



Në ceremoninë e diplomimit të Morehouse College në Amerikë, bilioneri mbajti një fjalim i cili do të mbahet mend gjatë nga studentët.
“Familja ime ka 8 breza në këtë shtet dhe ndihem i detyruar t’i hedh karburant autobusit tuaj të jetës…

Për klasën e vitit 2019 do kujdesem unë. Familja ime do të zhdukë kreditë që keni marë” tha bilioneri, i cili do të paguajë një shumë prej 40 milion dollarësh dhe me siguri që këtë akt maturantët e 2019-ës do ta kujtojnë për shumë kohë.

Sistemi akademik në Amerikë i detyron qindra studentë të marrin kredi për të mbuluar shpenzimet e studimeve.


Loading...