Interesante

E humbur prej 42 vjetësh, gjendet e gjallë gruaja që e kërkonin kudo

Një grua nga Nju Jorku, e zhdukur për 42 vjet është gjetur e gjallë por me kujtesën e humbur në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Masaçusets.
Flora Stevens u shpall e humbur në gusht të vitit 1975, pasi bashkëshorti e la për një takim me doktorin në Montiçelo të Nju Jorkut.

Hetuesit e lokalizuan atë teksa po punonin në një çështje tjetër të vjetër, të njohura si “cold case”.

Policia, që mori në pyetje gruan thanë se nuk mund të konfirmonin se ku ajo kishte qëndruar përgjatë këtyre viteve për shkak të gjendjes së rënduar mendore të saj.

Zonja Stevens ishte 36-vjeç dhe punonte në një qendër kujdesi për kafshët kur u zhduk në Montiçelo, rreth 70 milje nga qyteti i Nju Jorkut.

Policia zbardhi rastin e saj kur një hetues kontaktoi zyrën e sherifit në Kontenë Salivan në shtator, në lidhje me një skelet të gjetur në Kontenë Portokalli, që përputhej me përshkrimin e zonjës Stevens.

Sherifi Rich Morgan kërkoi në bazat federale të të dhënave për të gjetur një të afërm të Stevens për të krahasuar ADN-në e tij me atë të skeletit të gjetur, kur papritur zbuloi se dikush po përdorte numrin e saj të sigurisë sociale në Masaçusets.

“Nuk ndodh shpesh që të zgjidhim rastin e një personi të zhdukur prej 42 vjetësh. por kryesorja është që Flora është mirë”, tha sherifi i kontesë Sullivan.

Gruaja mbante emrin Flora Harris kur detektivët e lokalizuan në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Louell, 37 km në veri-perëndim të Bostonit.

Kur ata i treguan një foto të vjetër të saj, ajo u përgjigj: “Kjo jam unë, ose… unë”.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?