Dy vëllezër jetojnë në Gjermani, ndërsa i treti është patriot nuk e lëshon vendin
Kjo është një fotografi e publikuar kohë më parë, është bërë për t’u argëtuar, por mesazhi i saj vazhdon të jetë relevant edhe në ditët e sotme.
Kjo foto ishte bërë virale në rrjetet sociale, në përshkrimin e se cilës thuhej se pronarët e dy veturave luksoze jetojnë dhe punojnë në Gjermani, ndërsa vetura në mes shfaqë një pronar të varfër që nuk e ka braktisur vendin për një jetë më të mirë, shkruan Korrespodenti.
Jemi dëshmitarë se vetëm në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti, mbi 100,000 qytetarë të Kosovës kishin aplikuar për vizë pune në Gjermani. Ky trend vazhdon edhe në ditët e sotme, ku për çdo muaj, behën mbi 50 mijë aplikime për viza pune.
Kjo po ndodh për shkak se politikat në Kosovë nuk po shkojnë në favor të motivimit të të rinjve.
Sipas Agjencisë evropiane të Statistikave – Eurostat, Kosova është vendi me pagën më të ulët minimale në Evropë. Të punësuarit e moshës nën 35 vjeç paguhen 130 euro në muaj, ndërsa ata mbi 35 vjeç paguhen 170 euro në muaj.
Përkundër premtimeve të autoriteteve qeveritare për rritje, vlera e pagës minimale në Kosovë ka mbetur e pandryshuar qysh në vitin 2011. /Korrespodenti