Interesante

Deri në 3 mijë euro paguajnë gratë në Kosovë për grim dhe flokë ditën e martesës

Për t’u dukur sa më bukur ditën e martesës, gratë kosovare shpenzojnë shumë para.

Çmimet për grim dhe rregullimin e flokëve për këtë ditë, janë shumë të larta. Në disa sallone shkojnë edhe në rreth 3 mijë euro.

Kjo dëshmohet edhe në një fotografi që po shpërndahet në rrjete sociale.

Madje, edhe ky çmim është me zbritje, prej 3 mijë eurove, sa ka qenë më herët.

“Çmimi për shërbim të nuses ku përfshihet makeup dhe stilim floku kushton 2,400 euro (çmimi është një zbritje nga 3,000). Në çmim nuk përfshihet akomodimi dhe shpenzimet e ushqimit”, thuhet në përgjigjen e sallonit


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje