Interesante

Çifti britanik ribashkohet pasi qëndroi i ndarë për pesë muaj, për shkak të coronavirusit

Momenti rrëqethës pasqyrohet nga imazhe që tregojnë momentin e një çifti britanik që u ribashkua pas pesë muajve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Peter Foster, 87 vjeç, si dhe gruaja Doreen, 91 vjeçe, janë të martuar për gati 60 vite, por qëndruan të ndarë për shkak të çështjeve shëndetësore.

Deri vitin e kaluar Peter ishte kujdesur për Doreen, por shëndeti i tij filloi të përkeqësohej në dhjetor para se të pranohej në spital në shkurt, kur u diagnostikua me limfomë.

Kur 87 vjeçari iu nënshtrua trajtimit Doreen u dërgua në një shtëpi tjetër kujdesi në Sunderland, ndërsa Peter u largua për shërimin e tij.

Planet e tyre për t’u ribashkuar dështuan pas bllokimit të coronavirusit i vendosur në vend më 23 mars, duke i lënë ata të ‘zemëruar’.

Ata qëndruan larg njëri-tjetrit për pesë muaj, ku familjet e tyre arritën t’i transferonin në të njëjtën shtëpi kujdesi.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?