Interesante

Autopsia e “alienëve” të gjetur në Meksikë, dalin rezultatet e para

Dy trupa të vegjël që supozohet se nuk janë njerëz, pasi u prezantuan në kongres në Meksikë javën e kaluar, i janë nënshtruar testimit, duke përfshirë një skaner dhe rreze x.

Eksperti i vetëshpallur i UFO-ve, Jaime Maussan kishte sjellë dy kufomat në një seancë dëgjimore në Kongres si dëshmi e jetës së lashtë “jo-njerëzore”. Prezantimi i tij u bë viral, me shumë që i quajtën trupat “alienë” – por është diskutuar gjerësisht nga shkencëtarët nëse vërtetë duhet të mbanin atë emër.

Maussan tha se artefaktet e dukshme ishin zbuluar në Peru në vitin 2017 dhe ishin 1800 vjeçare.

José de Jesús Zalce Benitez, një mjek ushtarak dhe ekspert mjeko-ligjor, kreu testet. Ai tha se rezultatet treguan se të trupat nuk ishin manipuluar dhe “i përkasin një skeleti të vetëm që nuk është bashkuar me pjesë të tjera”.

Një “zbulim” i mëparshëm nga Maussan dhe Benitez tregoi se për testim ishin marrë dy mumie njerëzore të manipuluara për t’u dukur alienë.