Interesante

Arrestohen disa gra, pasi u zhveshën për të pozuar në ballkonin e një ndërtese në Dubai

Policia në Dubai arrestoi një grup njerëzish nën akuzat e “shthurjes publike”, thanë autoritetet, mbi një video të shpërndarë gjerësisht që tregonte disa gra lakuriq duke pozuar në një ballkon në qytet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shkeljet e ligjit të mirësjelljes publike në Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshirë lakuriqësinë dhe sjellje të tjera të pahijshme, kanë dënime deri në gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 5,000 dirham (1,360 dollarë).

Ndarja e materialit pornografik është gjithashtu e dënueshme me kohë burgimi dhe gjobë të majme sipas ligjeve të vendit.

Ndryshe, të shtunën vonë, disa pamje që përshkruajnë një duzinë grash të zhveshura, të rreshtuara në një ballkon ndërsa po filmoheshin në lagjen e pasur të Dubait në dritën e diellit, u shpërndanë në mediat sociale.

Gazeta e lidhur me shtetin “The National” raportoi se dukej të ishte një marifet publiciteti, pa dhënë hollësi.

Ndërkohë Policia e Dubait tha se të arrestuarit për videon e pahijshme ishin referuar në prokurorinë publike.

Emiratet e Bashkuara Arabe, megjithëse liberale në shumë aspekte krahasuar me fqinjët e saj në Lindjen e Mesme, kanë ligje të rrepta që rregullojnë “të shprehurit”.

Njerëzit janë burgosur për komentet dhe videot e tyre në internet.

Veç kësaj, kompanitë më të mëdha shtetërore të telekomit të vendit bllokojnë qasjen në faqet e internetit kryesore pornografike. /Telegrafi/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?