Interesante

Ana pozitive e Coronavirusit, mbi 1 milion njerëz kanë hequr këtë ves

Më shumë se një milion njerëz kanë hequr dorë nga pirja e duhanit që nga goditja e pandemisë Covid-19, tregon një studim, shkruan BBC.

Mësohet, nga ata që kanë lënë duhanin, 41% thanë se shkaku lidhet drejtpërdrejt me Coronavirusin.

University College London (UCL) konstatoi se shumë njerëz që kanë lënë duhanin nga fillimi i vitit deri në qershor 2020 sesa çdo vit tjetër, që nga fillimi i studimit të tij në 2007.

Sipas ekspertëve, duhanpirësit mund të rrezikojnë simptoma më të rënda nga Covidi dhe kjo mesa duket i ka shtyrë të lënë cigaren.

Një nga ekspertët e studimit, Deborah Arnott tha se “Mbi një milion duhanpirës mund të kenë arritur të lenë duhanin që nga koha kur Covid-19 goditi Britaninë, por miliona të tjerë kanë vazhduar pirjen e duhanit”.

Në total, rreth 7 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar ishin duhanpirës në vitin 2019.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?