Interesante

Kush ishte profeti Moisiu i vërtetë?

Sipas Librit të Eksodit në Dhiatën e Vjetër, izraelitët filluan udhëtimin e tyre nga Egjipti pasi murtaja e kishte bindur faraonin që t’i lironte. Megjithatë, shumë shpejt faraoni ndryshoi mendimin dhe urdhëroi ushtrinë e tij që t’i ndiqte ata. Me shpinën e tyre nga Deti i Kuq, gjithçka dukej e pashpresë për izraelitët, derisa Zoti ndërmjetësoi përsëri dhe bëri që ujërat në det të ndaheshin. Izraelitët arritën të dalin në pjesën tjetër duke ecur nëpër shtratin e detit të ndarë, por kur ushtria egjiptiane u përpoq t’i kapte, ujërat u kthyen siç ishin dhe këta të fundit të gjithë u mbytën në det.

Shumë historianë besojnë se Princi Thutmose, do të duhej të ishte trashëgimtari i radhës për fronin e faraonit pas Amenhotepit III. Megjithatë, në vend të kësaj, Princi Akhenaten e merr fronin e faraonit, ndërsa Princi Thutmose, i dëshpëruar zhduket nga Egjipti. Shumica e historianëve supozojnë se ai vdiq, por a është e vërtetë?

Relievi i Princit Thutmose. (Muzeu Egjiptian dhe Koleksioni i Papirusit në Berlin).

Një mbishkrim i gjetur në një kavanoz vere, Princin Akhenaten e përshkruan si “biri i vërtetë i mbretit”. Fjala “bir” në egjiptianishten e lashtë është “mois”. Versioni grek i kësaj fjale, është “mosis”. Ky zbulim mund të na sjellë një version të dytë të historisë së Moisiut dhe Ramses II.

Besohet se pasi nuk kishte arritur të marrë fronin e faraonit, Princi Thutmose duhej të ikte në mërgim për të shpëtuar nga trashëgimtari i fronit, Princi Akhenaten. Kjo gjë ka mundur të jetë edhe një mundësi që Princi Thutmose t’i bëjë një komplot dhe t’ia marrë fronin Princit Akhenaten, pasi ky i fundit padrejtësisht ia kishte mohuar titullin “biri i vërtetë i mbretit”.

Sado spekulative të jetë e gjitha kjo histori, mund të ketë lidhje me të tria fetë kryesore abrahamike të epokës sonë, të cilat, zanafillën e tyre mund ta kenë të lidhur me ideologjinë fetare nga shkollat misterioze të Egjiptit të Lashtë, duke e adoptuar për vete procesin e të menduarit dhe spiritualitetin e njërit prej qytetërimeve më të mëdha që ka ekzistuar ndonjë herë në planetin tonë.