Interesante

42-vjeçari bën namin/ Blen 3 Rolex dhe Porsche 140 mijë dollar me çek të printuar në kompjuter

Një burrë në Florida është arrestuar për vjedhje pasi ai “bleu” një Porsche prej 140,000 dollarësh me çek fals të printuar nga kompjuteri i tij.

Casey William Kelley, 42 vjeç, i cili është nga Wewahithcka, përdori çekun për të blerë një Porsche në Destin, Qarku Okaloosa më 27 korrik dhe u largua para se shitësit të kuptonin falsitetin e tij.

Në një imazh të siguruar nga policia, Kelley pozon përkrah veturës sportive gjermane.

Porsche u raportua e vjedhur në Zyrën e Sherifit të Qarkut Okaloosa pasi u konfirmua se çeku ishte thjesht printim nga kompjuteri.

Një ditë pasi mori Porsche, Kelley përdori përsëri një çek fals për të blerë tre orë Rolex.

Ai printoi një çek me vlerë 61,521 dollarë dhe “e shpenzoi” në një argjendari në Miramar Beach të martën e kaluar.


SHIKO VIDEON