Interesante

20 mënyra për të bërë para

Në jetë kërkohet gjithmonë që të jeni një “hap para”. Mund të jetë një ide gjeniale, një “goditje fati”, një aftësi për të bërë diçka më parë se të tjerët. Si?

Në fakt, ekspertët ofrojnë 20 rrugë që mund të ndiqen për të krijuar kursime, një vlerë të shtuar ose në rastin më të mirë, një fat të vërtetë. Është shumë e vështirë që të bëheni të pasur vetëm duke punuar. Pasuri krijon dikush që krijon një portal ose një sipërmarrje të suksesshme, kush fiton një lotari ose triumfon në një “reality show”. Sot, nuk mjafton vetëm që të jeni të zotë në punën që bëni. Duhet të “kapërceni dallgët”, t’i përgjigjeni një nevoje, të keni kurajë, pak fat dhe mbi të gjitha të guxoni. Mos iu besoni atyre që iu premtojmë mrekulli apo receta që nuk dështojnë për të bërë para në mënyrë të shpejtë. Megjithatë, është e vërtetë se ndonjëherë paratë nuk janë shumë larg.

1. ‘Udhëtoni’ në profesione të ndryshme

Nga financa, tek udhëtimet, më pas në televizion. Ndodh që kalimi nga një profesion te tjetri mund të rezultojë një sukses i vërtetë. I tillë ishte edhe rasti i Conor Woodman, 36 vjeç, irlandez që punonte si konsulent financiar në Londër, por nuk ishte i lumtur. Kështu nisi të udhëtonte dhe zbuloi se shumë njerëz jetonin duke bërë tregti përmes shkëmbimit të mallrave dhe më pas këtë dukuri e prezantoi në një program të vërtetë televiziv.

2. Fitoni përmes shkëmbimeve

Një investim i rrezikshëm, por që hap shumë “dritare”. Bëhet fjalë për zyrat e këmbimit valutor. Ekspertët thonë se është shumë e rëndësishme që të zgjidhni me kujdes ndërmjetësuesit, të cilëve do t’iu besoni. Gjithashtu interneti ju mundëson edhe “bëjeni vetë”. Online mund të gjeni tregun e shkëmbimit të monedhave, Forex.

3. Blini shtëpi në ankand

Të blini shtëpi në ankand ju leverdis, por duhet të asistoheni edhe nga ekspertë të fushës. Ankandet përfaqësojnë një treg më pak transparent se ai i liri, për shkak të mekanizmave me të cilët funksionojnë.

4. Merrni leksione nga të pasurit

Lexoni libra që mund të jenë shkruar nga të pasurit ose për të pasurit. Mund të lexoni edhe se çfarë iu mësojnë fëmijëve të pasurit që është shkruar nga Robert T. Kiyosaki dhe Sharon L. Lechter. Në të do të gjeni një seri vëzhgimesh dhe këshillash për të bërë të mundur që paratë të “punojnë” për ju.

5. Krijoni një aplikacion

Gjithnjë e më shumë po mbizotëron mania e iPhone e iPad. Gjysma e klientëve “sulmojnë” dyqanet e Apple për të përfituar nga aplikacionet e mundshme dhe të paimagjinueshme. Nga lojërat te shërbimet, nga argëtimet për fëmijë te programimet. Deri tani janë krijuar 250,000 aplikime, disa janë falas e disa kushtojnë deri në 10 euro.

6. Provo një quiz

Mund të merrni pjesë në një quiz–show, p.sh. në “Kush do të bëhet milioner”. Asnjëherë nuk i dihet fatit, mund të dilni milionerë.

7. Tulla, fokusohuni tek aspekti tregtar

Cilët janë sektorët më premtues? Natyrisht, ekspertët, nuk sugjerojnë banesat rezidenciale, sepse janë më pak fitimprurëse dhe në të njëjtën kohë paraqesin rrezikshmëri të lartë, për shkak të marrëdhënieve që mund të krijohen me ndërtuesin. Më mirë investoni në zyra apo në mjedise për qëllime tregtie.

8. Braktis qytetin

Në qytet, çdo gjë është e shtrenjtë, por jo vetëm. Një zgjidhje? Jetoni në periferi ose në fshat, aty ku jeta është më e thjeshtë, ku mund të shpenzoni pak dhe të keni gjithçka afër.

9. Ka nga ata që bëjnë rolin e “kavies”

Të ofroni trupin për të testuar ilaçe eksperimentale? Ata që vendosin të ndjekin një rrugë të tillë kanë vetëm një qëllim: fitimin. Së fundmi flitet shpesh për raste të tilla. Në Itali mund të fitohet deri në 1.500 euro për eksperiment, në Zvicër deri në 1.200 euro për një fundjavë dhe në Angli deri në 3,000 euro.

10. Jepni shtëpinë me qira për menaxherë ose studentë

Nëse dëshironi që t’i ktheni fitimet tuaja nga “të mira” në “shumë të mira” mund të jepni shtëpinë me qira për javë apo periudha të tjera më të gjata. Targeti më ideal është ai i personave të nivelit të lartë që bëjnë pjesë kryesisht në fushën e biznesit (menaxherë, modele, artistë në turne). Është shumë e rëndësishme që apartamenti të jetë në qendër dhe të jetë i pajisur më së miri. Shumë më pak të rëndësishme janë përmasat.

11. Shkruaj një libër që mund të shitet një milion kopje

Autorët që jetojnë vetëm me këtë punë numërohen me gishta. Të tjerë zhvillojnë paralelisht edhe profesione të tjera, si gazetarinë, mësuesin apo edhe mjekun dhe me të shkruarin rrisin më shumë egon sesa portofolin. Për t’ia dalë mbanë, mjafton një kompjuter, një ide dhe qëndrueshmëri e palëkundur. Po cila është receta e suksesit? Nuk ekziston.

12. Shfaquni në TV ose në kinema

Është më e thjeshtë nga sa mund të mendoni. Duhet të jeni në vendin e duhur dhe në momentin e duhur, pra afër seteve, në sheshet kryesore, aty ku xhirohen telenovelat ose serialet. Fitimet mund të llogariten nga 50-100 euro në ditë. Mos u besoni atyre që ju premtojnë mundësi fantastike.

13. Provoni fatin

Shanset më të mëdha për të fituar janë të “makinerive” ose të lojës, pra me pak fjalë, mos ushqeni shpresa të mëdha. E nëse arrini të fitoni? Ndoshta do të duhet ta provoni për një kohë të gjatë.

14. Transformohuni në “bëj gjithçka”

Shërbimet e vogla për moshat e vjetra, si të bërit pazar, të lexuarit e ndonjë libri, shoqërimi në ndonjë qendër shëndetësore, kinema etj., mund të kthehen në një të mirë që mund të shpërblehen, ndoshta mund ta gjeni veten në ndonjë testament.

15. Ankohuni (…ju shpërblen)

Prodhime me defekt? Shitës jo dashamirës? Shërbim jo i mirë? Shpesh nuk keni kohë, dëshirë apo fuqi për të bërë një ankim në rast se ju ndodh një gjë e padëshiruar gjatë marrjes së një shërbimi apo produkti. Ata që dinë të ankohen “mirë” janë të pakët, por kanë mundësi më të mëdha që të dëmshpërblehen dhe në vlera më të mëdha se ajo që kishin shpenzuar për blerjen.

17. Dedikojuni shitjeve

Profesioni i shitësit mund të jetë më fitimprurës nga sa mund ta kishit imagjinuar. Nëse do të shkoni derë më derë dhe do të dini të shisni, atëherë rruga drejt suksesit dhe parave është e garantuar.

18. Bëni biznes me Facebook e Twitter

Rrjetet sociale kryesore shpesh janë realitetet që vështirë se mund të injorohen në fusha të ndryshme. Duhet të keni parasysh se Facebook numëron 500 milionë përdorues, ndërsa Twitter, 30 milionë. Me shifra të tilla është e pamundur që të mos mendoni për të hyrë në marrëdhënie biznesi me ato.

19. Krijoni një blog

Rrjeti ofron mundësi pa fund. Ka nga ata që kanë krijuar blog-e, nga të cilat janë krijuar edhe libra ose që janë bërë të pasur. Mund të krijoni edhe ju një blog me anë të WordPress. Më pas zgjidhni një temë që ju tërheq. Nëse blog-u është personal, atëherë zhvillojeni në liri të plotë, nëse keni qëllime biznesi, atëherë duhet të zgjidhni argumente që janë më pak të diskutueshme.

20. Braktisni gjithçka dhe ndryshoni jetë

Braktisja e punës që bëni dhe ndryshimi i drejtimit të jetës mund të jetë një shans i rifituar. Ka shumë menaxherë që kanë lënë profesionet dhe karrierën e tyre për t’iu dedikuar pasioneve, që në fund i kanë shpërblyer.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?