Fun

Video mahnitëse: Po raportonte rreth sulmeve të Turqisë në kufi me Sirinë, momenti kur gazetarja ndërpritet nga djali i saj 4 vjeçar

Ky është momenti kur një reportere amerikane e lajmeve u ndërpre nga vogëlushi i saj gjatë një transmetimi në lidhje me sulmet ajrore Turqi-Siri.



Sipas mediave të huaja, derisa korrespodentja e NBC News, Courtney Kube po raportonte për sulmet ndaj milicisë kurde në veri-lindje të Sirisë, djali katërvjeçar Ryan u shfaq para ekranit.

Duke tërhequr vëmendjen e mamasë së tij, vogëlushi shihet gjithashtu duke e kapur atë, ndërsa ajo përpiqet të vazhdojë më tej.

Ajo arrin të vazhdojë, por ndërsa ai e kap atë, ajo nuk mund të vazhdojë por fillon të qeshë.