Fun

Ushtari i KFOR’it amerikan bëhet viral në Tik-Tok me vallëzimin e tij

Një ushtar i KFOR-it amerikan ka marrë vëmendjen e qytetarëve në Prishtinë. Duke qenë se sheshi i kryeqytetit është ‘zgjatur’ deri tek katedralja, dhe tanimë janë vendosur shtëpiza aty, shumë qytetarë po kalojnë kohën aty, duke pirë kafe e çaj.

Por, as muzika nuk mungon, e së fundmi një ushtar i KFOR-it amerikan me vallëzimin e tij ka bërë që njerëzit t’i kenë sytë tek ai. I ndodhur aty së bashku me kolegët e tij, këta të fundit shihen edhe duke i bërë video ushtarit të KFOR-it teksa po e shijon në maksimum vallëzimin e tij.

Shiko videon më poshtë: