Fun

Sot është Dita Ndërkombëtare e Tigrave

29 korriku shënon Ditën Ndërkombëtare të Tigrave.

Kjo ditë është caktuar me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj tigrave, numri i të cilëve po zvogëlohet.

Njëqind vjet më parë, 100 mijë tigra ishin në Azi, ndërsa sot numri i tigrave është më pak se 4 mijë.

Një nga qëllimet e ditës ndërkombëtare të tyre është dyfishimi i këtij numri gjatë këtij viti dhe iniciativa për këtë dyfishim quhet “Iniciativa Tx2”, përcjell Klankosova.tv.

Iniciativa “Tx2” ka mbledhur rreth 350 milionë dollarë për të ndihmuar në shpëtimin e tigrave.

Paratë shpenzohen për hetuesit dhe rojet që patrullojnë për gjuetarët e paligjshëm.

Fondi gjithashtu paguan për mbrojtjen e habitatit të tigrave, studimin e numrit dhe lëvizjeve të tyre, madje edhe vendos mijëra kamera për shtigjet e kafshëve të egra.

E emri i kësaj kafshe përdoret shumë edhe në një nga komunat e Kosovës.

Bëhet fjalë për Deçanin, ku “tigri” është një shprehje e zakonshme me të cilën ata i drejtohen njëri-tjetrit, në shenjë respekti.

Shprehja “tigër” për deçanasit ka konotacion pozitiv, madje përdoret edhe kur një person nuk ia di emrin tjetrit.

Më poshtë mund të ndiqni kronikën e emisionit “Ora Shtatë” të Klan Kosovës për “tigrat”, realizuar me 23 janar të vitit 2020.