Fun

Shpërthejnë të qeshurat në studio: Valon Syla imiton Rron Gjinovcin në debat, video bëhet virale

Gazetari Valon Syla mbrëmë ka imituar analistin Rron Gjinovci në debat, ku edhe video është bërë virale në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë emisionit të mbrëmshëm “Pressing” në T7, ka pasur një debat në mes të gazetarit Valon Syla dhe analistit Rron Gjinovci.

Syla në debat me të ia rikujtoi Gjinovcit një premtim që i kishte dhënë ky i fundit, që nëse Vjosa Osmani nuk kandidon e vetme dhe nëse futet në listën e Vetëvendosjes (VV’së), do t’i kërkojë falje gazetarit.

Mirëpo ajo se çfarë është bërë virale nga ky debat është imitimi i Valon Sylës. Ai ka imituar Rron Gjinovcin duke bërë zërin dhe gjestet sikur të tij.

Video është bërë virale në rrjetin social Facebook, ku është shpërndarë nëpër disa faqe satirike.

Ndryshe Syla njihet edhe si imitues i mirë i politikanë dhe figurave tjera publike në Kosovë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?