Fun

Sheiku ia bën me dorë tifozes braziliane, reagimi i gruas së tij bëhet viral (VIDEO)

Ngjarjet në fushat në Katar gjatë Kupës së Botës po bëhen gjithnjë e më interesante, e as tribunat nuk janë të mërzitshme. Një moment i tillë është kapur nga një tifoze braziliane gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes kombëtares së saj dhe Zvicrës.

Gjegjësisht, ajo ishte duke filmuar publikun dhe në një moment ish-emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, pasuria e të cilit llogaritet në më shumë se dy miliardë dollarë, e përshëndet dhe ia bën me dorë, por bashkëshortja e tij qëndron me krenari vetëm pak metra larg tij, Moza bint Nasser.

Kur e kuptoi se çfarë po ndodhte, ajo e pa të shoqin për disa çaste me një shprehje serioze në fytyrë, transmeton Reporteri.

Moza njihet shpesh si një grua me stil të hollë dhe një nga zonjat e veshura më së miri në Lindjen e Mesme, kjo është arsyeja pse ajo u cilësua si një nga femrat të veshura më me stil në botë në vitin 2015 dhe i bëri të gjithë për vete me paraqitjen e saj në hapjen e Kupës së Botës.

Shiko videon KETU.