Fun

Sfida që po çmend rrjetin: Çfarë po shihni, copë buke apo sfungjer kuzhine?

Pas të gjitha atyre postimeve të tipit ‘çfarë ngjyre ka fustani, të kaltër apo ari?’, tani interneti ka mirëpritur një sfidë të re.

Craig Stone ka postuar një fotografi në Twitter duke i pyetur ndjekësit e tij nëse mund t’ia qëllojnë se çfarë po shohin: një copëz buke apo një sfungjer kuzhine’

Komentues të ndryshëm kanë shkruar dyshimet e tyre duke thënë se janë të sigurt që ajo është një copë buke, kurse të tjerë janë shprehur të bindur për të kundërtën.

Stone ende nuk ka bërë publike ‘rezultatin’ por ai me të vërtetë ka nxitur një debat të ri rreth kësaj enigme.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?